Flash

52 grekë non-grata për sjelljen në Bularat/ Lleshi: Urtësia të mos merret për dobësi

Lapsi.al 9 November 2018
52 grekë non-grata për sjelljen në Bularat/ Lleshi: Urtësia

52 shtetas grekë janë shpallur non-grata nga Republika e Shqipërisë pas sjelljeve ekstremiste që u regjistruan dje gjatë ceremonisë mortore te Kostandions Kacifas.

Vendimi u bë i ditur nga zv.ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi në një konferencë për shtyp.

Sipas Lleshit, ministria e Mbrojtes ka vendosur: "Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj. Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi." 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Varrimi i Kaçifas/ Shikoni çfarë ndodhi në jug të Shqipërisë 

Të këshilluara

Përplasen 3 makina në Berat, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë. Policia thotë se në aksident u përfshinë ...

13:39

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI