Flash

Dëmtim i tmerrshëm për Welbeck, sezon i mbyllur me Arsenal

Lapsi.al 9 November 2018
Dëmtim i tmerrshëm për Welbeck, sezon i mbyllur me Arsenal
Një dëmtim i tmerrshëm për Danny Welbeck, që kohët e fundit po përndiqet nga fati i keq: dyshimi është për një frakturë e tibias e fibulës në këmbën e djathtë. Qendërsulmuesi i Arsenal është dëmtuar në kaviljen e djathtë në ndeshjen e Europa League kundër Sporting. Kontrast i pafat për anglezin, që kërkoi të godiste topin me kokë në krosimin nga e djathta, por rrëzimi ka qenë fatal për 28 vjecarin, që ka mbetur në tokë me dhimbje, duke bërë që të asistohet në ndërhyrjen e shpejtë mjekësore edhe me oksigjen, për ti lehtësuar frymëmarrjen. Nuk është kohë e bukur për Welbeck, që tek Arsenal nuk po gjen paqe: për shkak të dëmtimit në gjurin e djathtë sulmuesi qendroi praktikisht dy vjet jashtë dhe tani rrezikon sezonin, duke parë intensitetin e dëmtimit. Megjithatë, Topcinjtë presin daljen e rezultateve pas kontrolleve. Shkalla e dëmtimit është kuptuar edhe nga reagimi i shokëve të skuadrës, mbi të gjithë Mattéo Guendouzi, që vuri menjëherë duart mbi fytyrë për të mos parë.

Të këshilluara

Video/ Milan barazon me fat

Milan barazon në Spanjë, në ndeshjen e Europa League kundër Betis. Një ndeshj që nuk dukej se po shkonte mirë për kuqezinjtë, por Suso ka vendosur sërisht ekuil...

22:26

Video/ Betis në avantazh ndaj Milan

Në ndeshjen e Europa League në Sevilla, Betis ka shënuar i pari përballë Milan. Giovani Lo Celso ka kaluar andaluzianët në avantazh në minutën e 12, duke thyer ...

21:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI