Flash

Detaje nga vrasja në Vlorë, viktima dhe autori po pinin kafe në lokalin e fshatit

Lapsi.al 9 November 2018
Detaje nga vrasja në Vlorë, viktima dhe autori po pinin kafe në

Mësohen detaje të tjera nga vrasja që ndodhi mesditën e sotmë në Vlorë. Viktima dhe autori po pinin kafe në lokalin e fshatit Kotë. Më pas autori, shtetasi A.D, është larguar për të marrë çiften dhe u rikthye duke qëlluar Fatmir Hodon. Ky i fundit mbante detyrën e administratorit të njësisë Kotë në Bashkinë Selenicë. Para se të çohej nga tavolina, viktima dhe autori kishin debatuar me njëri-tjetrin. Pak pas ngjarjes, policia arrestoi autorin e krimit. Motivet e krimit nuk dihen ende.

Njoftimi policisë.

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë .

Policia ka mbritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë .

Forcat e policisë janë vënë në ndjekie të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjeherë. Pas disa minutash e kanë arrestuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Ky është zyrtari i vrarë në Vlorë

Një vrasje ka ndodhur sot në Vlorë. Viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo, me detyrë kreu i njësisë administrative të Kotës në Bashkinë Selenicë. Pak pas ngjarje...

15:35

Përplasen 3 makina në Berat, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë. Policia thotë se në aksident u përfshinë ...

13:39

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI