Flash

F1 Brazil: Biseda në radio e Vettel me skuderinë është virale: "Kam dicka që më lëviz mes këmbëve..."

Lapsi.al 9 November 2018
F1 Brazil: Biseda në radio e Vettel me skuderinë është
Pavarësisht se Botërori i shpëtoi nga duart, Sebastian Vettel nuk e humbet sensin e humorit. Gjatë sesionit të dytë të provave të lira për Cmimin e Madh të Brazilit, piloti i Ferrari e ka lënë veten të futett në një bisedë me radion e skuderisë vërtetë humoristike. " Kam dicka që më lëviz mes këmbëve, përvec gjërave që dihen - bëri shaka gjermani -. Fluturon mes këmbëve të mia. Do isha krenar nëse do ishte ajo që mendoni se është, por jo...". Një Vettel shumë më i relaksuar ai që po garon në Brazil, ku Ferrari luan titullin e konstruktorëve me Mercedes. Dëshmi e një qetësie dhe mungese presioni është edhe biseda me humor në radio që është bërë virale. Asnjë mister, sepse ajo që shqetësonte gjermanin ishte një vidë që lëvizte brenda kabinës. Një shqetësim që në bokse kishin menduar se e zgjidhën, por në fakt u shfaq përsëri në fund të provave duke shkaktuar momentin e ilaritetit të përgjithshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI