Flash

Punonjësit e Bypass-it të Fierit bllokojnë rrugën, kërkojnë pagat

Lapsi.al 9 November 2018
Punonjësit e Bypass-it të Fierit bllokojnë rrugën,

Mbi 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitorë që punojnë për Bypass-in e Fierit kanë dalë sot në protestë duke bllokuar rrugën Fier-Lushnje në Mbrostar, pasi kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën korrik 2016 deri në janar 2017.

Në datë 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

“Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar” - shprehen punonjësit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët që ankohen se nuk janë dëmshpërblyer.

Tenderimi fillestar për Bypass-in e Fierit ka qenë 39 milion euro, ndërkohë ri tenderimi në momentin që janë kryer mbi 60 % të punimeve është mbi 37 milion euro.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI