Flash

Rama: Sapo i kërkova sërish Metës dekretimin e Sandër Lleshit si ministër

Lapsi.al 9 November 2018
Rama: Sapo i kërkova sërish Metës dekretimin e Sandër

Ashtu siç e kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama i ka dërguar sërish Presidentit të Republikës Ilir Meta propozimin për emërimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm.

Ky ishte qëndrimi i shprehur dhe në mbledhjen e grupit të PS pak ditë më parë ku Rama tha se “do t’i krijonin bindjen presidentit”. 

Rama Twitter

Rama paralajmëroi gjithashtu se në ditët e ardhshme qeveria do t’i drejtohet dhe Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të kësaj çështje. Ndonëse kjo Gjykatë aktualisht është jashtë funksionit, kryeministri tha se në momentin që ajo do të plotësohet me anëtarë mund ta marrë në shqyrtim.

Mos dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm solli debate të shumta në politikë por Rama urdhëroi socialistët të mos e komentonin.

Kryeministri vendosi që t’ia besojë sërish drejtimin e ministrisë zotit Lleshi, por nga pozita e zëvendësministrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI