Flash

Dikur e mbronte me çantën e zezë nëpër studio, sot e sulmon. Braho: Me këtë logjikë Meta mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar

Lapsi.al 10 November 2018
Dikur e mbronte me çantën e zezë nëpër studio, sot e

Dy vite më parë ishin pjesë e së njëjtës forcë politike, ndërsa sot Spartak Braho dhe Ilir Meta ndajnë qëndrime krejt të kundërta sa i përket debatit kushtetues, nëse Presidenti i Republikës ka të drejtë të kthejë një propozim për ministër të kryeministrit ose jo.

Në një reagim për “Gazetën Shqiptare”, deputeti socialist, Spartak Braho, në cilësinë edhe të një njohësi të mirë të ligjit, e quan të padrejtë refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Sandër Lleshit.

Sipas tij, akti i dekretimit nuk është çështje bindjesh, por kërkesa dhe referenca kushtetuese, të cilat sipas tij, mungonin në rastin në fjalë. Ai thekson se me këtë argument, kreu i shtetit mund të refuzojë nesër edhe propozimin e mazhorancës qeverisëse për emërimin e kryeministrit.

“Me këtë logjikë, presidenti mund të kthejë mbrapsht tërë kabinetin qeveritar, gjë që s’është normale. Nuk ka asnjë pretendim nga presidenti që Sandër Lleshi nuk plotëson kriteret, nuk ka shprehur as mendime që lidhen me aftësitë profesionale, morale dhe politike të tij”, shprehet Braho.

Replika

Duke replikuar në distancë me Presidentin Meta, Braho u shpreh se diletantë janë këshilltarët e kreut të shtetit, të cilët në refuzimin që i bënë kandidaturës së Lleshit nuk arritën të sjellin asnjë argument ligjor.

“Në vazhdimësi antidekretin e presidentit e kanë gjykuar si anormalitet dhjetëra juristë e konstitucionalistë profesionistë. Nuk bëhet fjalë për diletantë, siç i fyen presidenti, por doktrinarë të çështjeve kushtetuese, mungesa e të cilëve në trupën e këshilltarëve të këtij niveli dukej qartë, për shkak të mungesës së argumenteve dhe aq më tepër të referencave kushtetuese për arsyetimin e refuzimit. Ky ishte diletantizëm ashiqare.

Të këshilluara

Tiranë, policia ndalon 21 shoferë të dehur

Në sajë të ruajtjes së sigurisë në rrugë, policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve ‘rebelë’. Kështu, gjatë nj...

08:26

Buxheti që po projekton katastrofën

Përtej një buxheti modest në dukje, me rritje të ulët të ardhurash, shpenzimeve të kontrolluara dhe uljeve të ndjeshme të borxhit, po projektohet ajo që ekspert...

08:16

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI