Flash

F1/ Hamilton niset i pari në Brazil, por u favorizua dukshëm nga komisarët e pistës

Lapsi.al 10 November 2018
F1/ Hamilton niset i pari në Brazil, por u favorizua dukshëm nga

Lewis Hamilton rrëmben pole position e 10 të tij në Cmimin e Madh të Brazilit, gara e parafundit e Botërorit. Rrëmben është pikërisht fjala e duhur për britanikun e Mercedes, suksesi i të cilit u vendos nga disa vendime të diskutueshme të komisarëve të pistës.

Hamilton xhiroi 1'07''281, duke mbajtur pas shpine për fare pak Ferrari e Vettel (+ 0''093), që do të niset me të nga vija e parë, ndërsa pas tyre do ta bëjnë garën emocionuese në vijën e dytë Bottas-Raikkonen e në të tretën Verstappen-Ericsson.

Nuk erdhën reshjet që shqetësonin pilotët dhe skuderitë, por nuk munguan emocionet në kualifikueset e Brazilit. Ato që krijuan debat ishin vendimet e komisarëve të garës: Hamilton ishte autor i disa manovrave në limit. Një mbyllje e lehtë por evidente ndaj Raikkonen (që ishte në kronometrim të plotë të kohës) e një lëvizje e papritur që nxorri jashtë pistës Sirotkin. Britaniku është falur cuditërisht nga komisarët sepse rusi ishte në "out lap" e jo në xhiron kronometruese. Një vendim i pajustifikuar duke parë rrezikun që kaloi piloti i Williams.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI