Flash

Hakmarrja e të rënit: Kastrioti turpëron Kamzën, që e kishte humbur ndeshjen pa filluar

Lapsi.al 11 November 2018
Hakmarrja e të rënit: Kastrioti turpëron Kamzën, që e

Fitore jetësore për skuadrën e Stavri Nicës, që i ngjitet pjesës tjetër të skuadrave në fund të renditjes, në thirrjen e fundit për Kastriotin por ishte gjithashtu ndeshja për të mos u humbur për Kamzën, sidomos pas ndryshimit në pankinë. Ndoshta të nxituar, drejtuesit e klubit, për të larguar Duron, pa pritur kohën që do ti jepte pauza e kampionatit dhe faturën e mori Vashaku në debutimin në pankinë dhe një performancë për tu harruar, në ndeshjen e humbur ende pa zbritur në fushë.

E në fakt goli i Junior në të 6 e Okebugu në të 11, praktikisht vendosi ndeshjen. Dy gola në 11 minutat e para, në një ndeshje ku përqendrimi duhet të ishte në maksimum, janë të pakapërcyeshme edhe për skuadra me potencial më të madh se Kamza.

Portieri Avdyli nuk mund të bënte asgjë në minutën e 68′, kur Junior i harruar nga e gjithë mbrojtja neglizhente, avancoi me qetësi dhe me komoditetin që nuk duhet ta kishte, fiksoi shifrat e një ndeshje të errët për Vashakun dhe të tijtë.

Kastrioti është përsëri i fundit, por i ka injektuar vetes një dozë besimi fondamental për vazhdimin e kampionatit, duke qenë se tashmë me 7 pikë, e ka Kamzën vetëm një distancë larg dhe zonën e shpëtimit një fitore larg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI