Flash

Juventus pa Bonucci në San Siro: Allegri mbron lojtarin nga pritja e tifozëve

Lapsi.al 11 November 2018
Juventus pa Bonucci në San Siro: Allegri mbron lojtarin nga pritja e

Nuk ka Milan-Juve për Leonardo Bonucci. Kjo është ideja që po bëhet gjithnjë e më tepër bindëse për teknikun e Juventus Massimiliano Allegri, një perfeksionist që nuk i lë asgjë rastësisë. Një zgjedhje e matur, me idenë për të mbrojtur ish-kapitenin e Milan nga fërshëllimat e shumta që e presin nga publiku i San Siro sonte në mbrëmje në orën 20.30.

Pas cështjes mediatike të Mourinho, tekniku bardhezi nuk do shpërqendrime të tjera, kështu që më mira ta mbajë numrin 19 në pankinë. Një turnover i studiuar për të reduktuar në minimum rreziqet për të luajtur një ambjent armiqësor.

Një zgjedhje që mund ti japë edhe një zgjidhje teknikut bardhezi: atë për të përmirësuar humorin e Benatia. Për mbrojtësin maroken, pas mesazhit të javës së kaluar, do të ishte një dozë besimi e injektuar. Në administrimin e grupit Allegri është treguar gjithnjë efikas. Për më tepër Medhi do të gjendet përballë kuqezinjve dhe Donnarumma të cilit i ka shënuar tre gola. Një në Allianz Stadium në 10 mars 2017, në ndeshjen e polemikave për penalltinë e Dybala në të 97' për prekjen me dorë të De Sciglio. Dy, në finalen e fundit të Kupës së Italisë në mbrëmjen më të errët të karrierës së portierit kuqezi. E ndoshta edhe këtë Allegri e ka menduar...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI