Flash

Basha: Sandër Lleshi vjen nga anekset e Kryeministrisë, heshti për kanabizimin e vendit

Lapsi.al 12 November 2018
Basha: Sandër Lleshi vjen nga anekset e Kryeministrisë, heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, tha se Sandër Lleshi vjen nga një prej anekseve të Kryeministrisë dhe në 5 vite nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për drogën dhe krimin në vend.

"Sandër Lleshi vjen pas pesë vitesh në një nga anekset e Kryeministrisë ku ka patur detyrën dhe sigurinë për të këshilluar kryeministrin. Ky njeri ose ka qenë pjesë e mekanizmit të organziatës së Rilindjes, e cila nuk ka asnjë pendesë për zhytjen e Shqipërisë në krim dhe drogë, ose ka qenë i paaftë të kryer detyrën. Duhet të jepte dorëheqjen. Ka pasur zyrtarë si Ksenofon Krisafi që kanë paraqitur dorëheqjen.

Duke pasur parasysh që në 5 vite, me përgjegjësinë që ka pasur, ka ngrohur vezët, nga të cilët kanë dalë afera të tmerrshme kriminale. Një njeri i tillë ka pushtetin moral. Zt.Lleshi akoma pa u dekretuar, shprehu vlerësim maksimal për punën e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajn dhe që këtu na del një vazhdimësi", tha Basha.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Cërrik

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Cërrik. Policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë përmes një njoftimi për mediat. “Në  fshatin Klos, Cërrik ,  shtetsi ...

19:13

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI