Flash

Bushati: Lista e grekëve “non grata” s’është mbyllur

Lapsi.al 12 November 2018
Bushati: Lista e grekëve “non grata” s’është

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se pas ngjarjes në Bularat, Shqipëria ende nuk ka mbyllur listën për shpalljen e personave të padëshirueshëm, pas thirrjeve të ekstremistëve grekë.

Bushati dënoi ashpër heshtjen e Greqisë përballë një realiteti kur është faktuar goditja e policisë shqiptare.

“Është heshtja e Athinës zyrtare dhe opinionit publik në Greqi për aktin e gjuajtjes ndaj policisë, është zhgënjyese. Prisja një distancim nga ato që ndodhëm gjatë ceremonisë mortore të Kacifasit, tha Bushati”, pohoi Bushati.

Ai tha se autoritetet shqiptare kanë qenë në pritje të një reagimi nga pala greke për shfaqjet ekstremiste që ndodhën në Bularat, gjatë ceremonisë së varrimit të minoritarit grek, Kostandinos Kacifas i cili u vra nga RENA me 28 tetor.

“Kemi pritur që nga qeveria greke të kishte një distancim të qartë sidomos nga shfaqet ekstremiste gjatë ceremonisë mortole dhe instrumentalizmit negativ që u bë”, tha ministri në “Real Story”.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Cërrik

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Cërrik. Policia jep detaje rreth ngjarjes së rëndë përmes një njoftimi për mediat. “Në  fshatin Klos, Cërrik ,  shtetsi ...

19:13

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI