Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Çfarë fshihet pas takimit të Thaçit me Vladimir Putin

Lapsi.al 12 November 2018
Çfarë fshihet pas takimit të Thaçit me Vladimir Putin

Presidenti Thaçi përpiqet që të gjejë aleatë ndërkombëtarë për ta jetësuar idenë e tij për korrigjim kufijsh, të cilën opozita e quan ide ruso-serbe. Kjo ide kundërshtohet prej partnerëve historikë të Kosovës, por mbështetet fort nga Serbia dhe Rusia. Thaçi në Paris prezanton këtë ide dhe përfundon në prehrin e Vladimir Putinit.

Presidenti Thaçi përpiqet që të gjejë aleatë ndërkombëtarë për ta jetësuar idenë e tij për korrigjim kufijsh, të cilën opozita e quan ide ruso-serbe.

Duke gjetur kundërshtim të ashpër nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, rreth idesë së lëvizjes së kufijve, Thaçi është nisur drejt një adrese tjetër - te Vladimir Putin.

"Në Paris u takova më presidentin Putin, u fokusuam në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë presidenti Putin ishte i qartë: Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë", shkruan Thaçi.

Kjo ide kundërshtohet prej partnerëve historikë të Kosovës, por mbështetet fort nga Serbia dhe Rusia, shkruan Gazeta Express.

Thaçin korrigjimi i kufijve duket se e ka çuar aty ku nuk imagjinohej – në prehrin e Putinit, njeriun që e lufton pavarësinë e Kosovës, kundërshtarit më të ashpër të Kosovës.

Thaçi, gjatë korrikut e kishte takuar shkurt në Ankara kryeministrit rus Dmitty Medvedev. Edhe me të presidenti thoshte se ka biseduar shkurt për dialogun.

Presidenti Thaçi i kishte treguar Medvedevit se është i interesuar t'i rregullojë raportet me Rusinë.

Shtetet e QUINT-it kanë qëndrime të ndryshme rreth idesë së Presidentit Thaçi, ndërsa më e zëshmja është Gjermania që e kundërshton në çdo formë lëvizjen e kufijve.

Kjo ka çuar edhe në ftohjen e raporteve mes shtetit gjerman e presidentit Thaçi.

Ndërsa, ndryshe nga Merkel, kancelari austriak, Sebastian Kurz, javën e kaluar në Prishtinë ka konfirmuar se shteti i tij e pranon pa kushte secilën marrëveshje që arrihet mes Kosovës e Serbisë.

Thaçi këtë fundjavë e kaloi në Paris, ku është festuar 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe kështu i erdhi edhe rasti të shihet me liderë botërorë.

Derisa takimin me Merkelin e ka ilustruar me një fotografi të vjetër, sot Thaçi i tregoi përmes fotografive se me Putinin ka pasur një bisedë me temë kryesore marrëveshjen me Serbinë. /GazetaExpress/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI