Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Debati Rama - Meta/ Si lexohet dhe kujt i jep të drejtë Kushtetuta? (nenet)

Lapsi.al 12 November 2018
Debati Rama - Meta/ Si lexohet dhe kujt i jep të drejtë Kushtetuta?

Në një përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale për dekretimin si ministër i brendëshëm i Sandër Lleshit, Edi Rama ka bërë një propozimpër Metën. Sipas tij meqë juristët e dy institucioneve kanë pikpamje të ndryshme nëse ai është apo nuk është ushtarak, Meta duhet ta çdekretojë atë si gjeneral dhe ta emërtojë si ministër. Por piërisht ky qëndrim e ka shtyrë juristin dhe ish ministrin Ylli Manjani të mbërrijë në përfundimin se kryeministi ka shkelur kushtetutën. Përtej etiketimeve si karafil, apo thirrjeve që ai të hetohet nga SPAK, pjesa racionale e qëndrimeve të Manjanit konsiston ne 2 pika".

 Sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo. Dhe duke ditur kushtetuta e trajton statusin e ministrit njësoj me atë të deputetit, për rrjedhim Sandër Lleshi nuk duhej të propozohej as si minisër: "neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër" shkruan Manjani.

Pra këto janë dy nenet që provojnë se ndryshe nga sa akuzonte Rama një javë më parë ka qenë ai vetë dhe jo Ilir Meta që nuk kanë zbatuar kushtetutën. Pra fakti se një ushtarak nuk mund të zgjidhet deputet dhe fakti tjetër se për du bërë ministër duhet të përmbushësh ato kushte që ka gje zgjedhja në kuvend, i japin të drejtë presidentit. Prandaj Rama doli sot me propozimin e ri që presidenti të ç'dekretojë ushtarakun Lleshi dhe të dekretojë qytetarin Sandër.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI