Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Diplomatja amerikane në Tiranë i kujton Ramës 'peshqit e mëdhenj' dhe Balilin

Lapsi.al 12 November 2018
Diplomatja amerikane në Tiranë i kujton Ramës 'peshqit e

Kryediplomatja e ambasadës amerikane në Tiranë, në pritje të ambasadorit të ri, E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve, Leyla Moses-Ones, në një intervistë për gazetën “Panorama” ka këmbëngulur se autoritetet shqiptare, në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar duhet të godasin përfituesit e vërtetë të kësaj veprimtarie, pavarësisht nëse ata janë kriminelë apo zyrtarë. Sipas zyrtares së lartë amerikane, kërkohet që të ketë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili. Ajo gjithashtu ka ripërsëritur deklaratën e kësaj ambasade pak ditë më parë për çështjen e drejtimit të ministrisë së Brendshme duke kërkuar që ky dikaster të jetë plotësisht funksional.

“Operacionet policore madhore të kohëve të fundit kudo në Shqipëri, që kanë çuar në arrestimin e individëve të përfshirë në krimin e organizuar, janë një hap i parë i rëndësishëm. Por, shpresojmë që ky aksion nuk do të ndalet këtu. Për të luftuar vërtet krimin e organizuar, është e rëndësishme që populli shqiptar t’i shohë këta individë të ndjekur penalisht, të dënuar dhe në fund prapa hekurave. Është po ashtu e rëndësishme që këto aksione të Policisë të mos kufizohen te kriminelët e nivelit të ulët dhe të mesëm. Autoritetet duhet t’iu kundërvihen përfituesve të vërtetë të veprimtarisë së krimit të organizuar, pavarësisht nëse këta janë kriminelë apo zyrtarë. Kjo do të thotë ndjekje penale të bosëve të njohur të krimit, vazhdimin e hetimeve të profilit të lartë dhe në fund arrestimin e peshqve të mëdhenj si Klement Balili”, ju përgjigj diplomatja e lartë e ambasadës amerikane në Tiranë, pyetjes; A mendoni se Shqipëria është në rrugën e duhur për të luftuar krimin e organizuar?

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI