Flash

"Do të të fus plumbin kokës", Rezart Veleshnja zbulon kërcënimin e disa viteve më parë

Lapsi.al 12 November 2018
"Do të të fus plumbin kokës", Rezart Veleshnja zbulon

Kështu i ka ndodhur aktorit të humorit Rezart Veleshnja, i cili vjen çdo fundjavë me personazhe nga më të ndryshmet në spektaklin “Portokalli”.

I ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” ka rrëfyer një episod jo fort të këndshëm që i ka ndodhur pak vite më parë, kur siç pohon ai, është kërcënuar nga truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, që të mos e imitojë më. I pyetur nëse ndonjë nga personazhet realë është mërzitur nga imitimet e tij, aktori përmendi rastin e ish kryeministrit Berisha, që sipas tij dërgonte njerëz për të rrahur aktorët që e imitonin ish kryetarin e Partisë Demokratike.

Imitimi është dashamirësi, nuk është dashakeqësi, pavarësisht se dikur Sali Berisha i rrihtë ata që i imitonin. Po kur e imitonin, Saliu dërgontë njerëz që ti rrihnin, bodigardët e vet. Mua më ka ndodhur, më ka ardhur bodigardi më ka thënë, po e imitove edhe një herë do të fus plumbin kokës. Ka qenë bodigardi i Berishës, një bjond i gjatë, i shëndoshë.

Ndërkaq, i pyetur se si reagoi ndaj këtij kërcënimi, Veleshnja tha se nuk e kishte marrë aspak seriozisht, pasi në Shqipëri askush nuk të prek me dorë për fjalë, shpifje apo edhe imitime. Por kur vjen puna tek paratë, situata ndryshon krejtësisht.

Cfarë bëra? I thashë hajde më gjuaj. Po këtu në Shqipëri nuk të vret njeri për llafe apo për imitime, janë kot. Në Shqipëri shaj sa të duash, shpif sa të duash, bëj çfarë të të dojë e bardha zemër, nuk të vret njeri. Po ndërhyre tek lekët aty të vrasin. Këtë e kam nga Bledi Mane.

Të këshilluara

Aktorja turke rikthehet me ishin

Aktorja turke Hande Subasi, i është rikthyer lidhjes me Can Tursan, ish-bashkëshortin e saj. Në vitin 2016 ata i dhanë fund martesës së tyre 4 vjeçare. Por, tas...

11:35

Dua Lipa, keqardhje për koncertin e anulluar

Një koncert që do të mbahej në Louvre, Abu Dhabi nga Dua Lipa u anullua për shkak të motit të keq. Vetë organizatorët e Louvre nxorrën njoftim se siguria dhe sh...

10:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI