Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

E bujshme/ Përplasje mes Melania dhe Ivanka Trump në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 12 November 2018
E bujshme/ Përplasje mes Melania dhe Ivanka Trump në

Stafi i Shtëpisë së Bardhë po përballet me një dinamikë të komplikuar në menaxhimin e aktiviteteve të “Zonjës së Parë” dhe “Vajzës së parë”. Kështu raportoi në një shkrim të gjatë të dielën “New York Times” që kishte zbuluar një përplasje mes Melania dhe Ivanka, gruas dhe vajzës së presidentit Donald Trump.

“Sfida e menaxhimit të kësaj përplasjeje - dhe çdo çështje të mundshme - është manifestuar në udhëtimet e veçanta të dy grave në Afrikë” – shkruan NYT që vijon: “Zonja e Parë Melania Trump ndërmori udhëtimin e saj të parë ndërkombëtar në Afrikë në tetor, duke vizituar Ganën, Malavinë, Kenian dhe Egjiptin në një javë dhe duke e quajtur iniciativën e saj "Be Best". Por edhe vajza e presidentit dhe këshilltarja e lartë e tij, Ivanka Trump, po planifikon një udhëtim në Afrikë në janar, duke synuar të theksojë interesin e saj për fuqizimin ekonomik” – shkruan gazeta.

“Për udhëtimin e zonjës së parë në Afrikë, zyra e saj u kërkoi zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë që të sigurojnë hapësirën e saj për të shfaqur punën që ajo po bënte, ku përfshihej edhe një foto e zonjës së parë duke mbajtur një fëmijë” – thanë gazetës dy burime të brendshme.

“Dy ditë më vonë, Ivanka Trump postoi një video në Instagram të udhëtimit të saj në Karolinën e Veriut, pasi u godit nga Uragani Michael, i cili përfundoi me një pamje të ngjashme ku ajo duket duke mbajtur në krahë një fëmijë të vogël.

Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, që supozohej të ndihmonte në menaxhimin e marrëdhënieve midis dy zyrave të grave, u njoftua për videon dhe më vonë e diskutoi atë me stafin e Ivanka Trump”, - shkruan gazeta duke cituar burimet e saj.

Zonja e parë dhe vajza e parë e shohin punën e tyre ndryshe dhe bashkëjetojnë me pak mbivendosje në rolet e tyre. Ato rrallëherë janë shfaqur së bashku dhe nuk kanë organizuar asnjëherë një iniciativë të përbashkët të organizuar nga stafet e tyre.

Të dyja iu bashkuan Presidentit Donald Trump në një udhëtim në Vatikan për t'u takuar me Papën, udhëtimin e parë të Presidentit në Arabinë Saudite vitin e kaluar dhe kohët e fundit për të vizituar sinagogën e Pittsburgh ku 11 vetë u vranë në një shpërthim masiv muajin e kaluar.

Miqtë e Ivanka Trump thonë se ajo “është dukshëm e bezdisur” kur i bëjnë pyetje apo e informojnë për përgjegjësitë e “Zonjës së parë” duke u shprehur se ajo ka detyra të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cili foli me NYT me kushtin e anonimitetit tha se nuk ka tension mes Melania dhe Ivanka Trump dhe se të dyja kanë një "marrëdhënie të mirë".

"Si gra të forta të pavarura, secili ka portofolin e saj unik por ato gjithmonë mbështesin njëra-tjetrën personalisht dhe profesionalisht," - i tha zyrtari gazetës. ©Përshtati Lapsi.al

Të këshilluara

Athinë, sulm me armë dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë sulmuar me armë zjarri në një pritë, në Ambelokipi të Athinës. Sipas mediave greke, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur...

08:30

Zbulohet fatura e 5 koncesioneve të mëdha

Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përf...

22:43

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI