Flash

F1 Brazil/ Incidenti mes Verstapen e Ocon që përfundoi në zënkë: dënimi për hollandezin fantastik…

Lapsi.al 12 November 2018
F1 Brazil/ Incidenti mes Verstapen e Ocon që përfundoi në

Shkëndija e tension mes pilotëve të formula 1 Max Verstappen e Esteban Ocon në përfundim të Cmimit të madh të Brazilit. Hollandezi e ka shtyrë disa herë me duar francezin, gjatë peshimit pas garës, i nervozuar me incidentin e ndodhur në pistë: "Jam nxjerrë jashtë nga një idiot”, ka thënë Verstappen. Piloti i Force India i është përgjigjur: "Unë do të bëja të njëjtën manovër. Sjellja e tij ishte absurde, tentoi të më rrihte".

Francezi i Force India, Ocon, fajtor se tentoi ta parakalonte Verstappen pavarësisht se ishte një xhiro prapa, është përpjekur të justifikohet duke thënë se e kishte bërë një manovër të tillë më parë edhe me Alonso e të tjerë pilotë, por sigurisht që nuk është njësoj, duke qenë se Verstappen ishte në krye të garës, përfundoi duke dalë jashtë pistës duke hequr dorë nga një fitore që dukej shumë e thjeshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=IUd5a5IxTXg

Të dy janë thërritur nga komisarët e pistës për tu përgjigjur për sjelljen e tyre. Verstappen është dënuar me një gjobë interesante: dy ditë "punë në shërbim të publikut", që duhet kryer brenda 6 muajsh nga incidenti.

https://www.youtube.com/watch?v=u3r7-wo7PY4

Të këshilluara

Video/ Cristiano Ronaldo pushton San Siron

Juventus shënon golin e dytë 9 minuta nga fundi, duke vendosur praktikisht në hipotekë fitoren. Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në San Siro në karrier...

22:20

Video/ Juventus në avantazh në San Siro

Në ndeshjen më të rëndësishme të javës 12 të Serie A, Juventus merr avantazhin në SAn Siro përballë Milan. Mario Mandzukic, i rikthyer në formacionin e bardhezi...

20:48

Video / Derbi i Manchester, 1-0 për City

David Silva ka shënuar golin e parë të derbit të Manchester. Në minutën e 12' lojtari spanjoll ka finalizuar në portën e David De Gea një asist të shërbyer nga ...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI