Flash

Kukësi i tërbuar me asistentin Koçiaj: Reagojnë Cungu e Reginaldo "Vetëm ai e pa pozicionin jashtë loje"

Lapsi.al 12 November 2018
Kukësi i tërbuar me asistentin Koçiaj: Reagojnë Cungu e
Barazimi 1-1 me Teutën nuk ka lënë shije të mirë tek Kukësi, që kap ndeshjen e tretë pa fitore, duke e parë krun gjithnjë e më nga larg. Ndoshta ky moment jo për kuksianët ka bërë që edhe nervat të lëshojnë, për më tepër që katër minuta pas golit të avantazhit të durrësakëve veri-lindorëve i mungon një gol në apel. Reginaldo duket në pozicion të rregullt, por asistenti Koçiaj i kryesorit Meta, ka anulluar golin për pozicion të parregullt të sulmuesit mozambikas. Protestat në fushë të Kukësit, u pasuan edhe pas ndeshjes, kur tekniku Armando Cungu ka akuzuar direkt arbitrat e ndeshjes: "Goli i anuluar në pjesën e parë ishte krejtësisht i rregullt. Rexhinaldo është në linjë me mbrojtësin, për të mos thënë që mbrojtësi është më i avancuar. Këtë e dinë arbitrit e lojës dhe anësori. Në një mendim me teknikun edhe vetë sulmuesi që e ka quajtur një turp anullimin e një goli, që mund ti kishte dhënë tjetër rrjedhë lojës. Portimi në Instagram i mozambikasit është i përmbajtur por akuzues për asistenin e garës. “I lumtur që shënova një gol dhe që ndihmova ekipin të barazojë ndeshjen. Ishte turp që më anuluan golin e parë, të cilin vetëm anësori e pa (si të parregullt). Sidoqoftë, do vazhdoj të punoj dhe jam i sigurt që do arrijmë objektivat tona. Forca Kukësi”.

Të këshilluara

Video/ Cristiano Ronaldo pushton San Siron

Juventus shënon golin e dytë 9 minuta nga fundi, duke vendosur praktikisht në hipotekë fitoren. Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e parë në San Siro në karrier...

22:20

Video/ Juventus në avantazh në San Siro

Në ndeshjen më të rëndësishme të javës 12 të Serie A, Juventus merr avantazhin në SAn Siro përballë Milan. Mario Mandzukic, i rikthyer në formacionin e bardhezi...

20:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI