Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Rama i drejtohet Kushtetueses: A ka të drejtë Presidenti të mos e dekretojë një ministër?

Lapsi.al 12 November 2018
Rama i drejtohet Kushtetueses: A ka të drejtë Presidenti të mos e

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka dalë jashtë funksionimit kryeministri Rama ka vendour të pyesë këtë gjykatë mbi të drekjtësin e Presidentit të Republikës në dekretimin një anëtari të kabinetit qeveritar. Refuzimi i Metës për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm shkaktoi një përplasje të fortë mes dy institucioneve.

Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga vetë Edi Rama, i cili vlerësoi se është e nevojshme që të shmangen precedentët me presidentët e tjerë, pasi, siç është shprehur ai, me Ilir Metën është i bindur se do të kuptohen. Në kërkesën drejtuar Gjykatës mazhoranca pyet: A ka të drejtë presidenti të refuzojë dekretimin e një ministri?

Por aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka në përbërje të saj vetëm dy anëtarë. Por me dy anëtarë, praktikisht Gjykata Kushtetuese është jashtë loje. Kësisoj, kërkesa e socialistëve pritet të merret në shqyrtim vitin tjetër, kur pritet që të bëhet edhe emërimi i anëtarëve për vendet vakante që janë krijuar nga procesi i vetingut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Athinë, sulm me armë dy shqiptarëve

Dy shqiptarë janë sulmuar me armë zjarri në një pritë, në Ambelokipi të Athinës. Sipas mediave greke, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur...

08:30

Zbulohet fatura e 5 koncesioneve të mëdha

Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përf...

22:43

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI