Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Sandër Lleshaj i shkruan Metës, heq dorë nga karriera ushtarake për t'u bërë ministër

Lapsi.al 12 November 2018
Sandër Lleshaj i shkruan Metës, heq dorë nga karriera ushtarake

Zv/ ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj heq dorë nga karriera ushtarake. Kryeministri publikon letrën që Lleshaj i ka dërguar presidentit Meta. Në letrën tre faqe që mban datën 12 nentor, Lleshaj thotë se pranoi propozimin e kryeministrit me devotshmëri dhe përgjegjësi ligjore dhe se heq dorë nga karriera e tij ushtarake për të mbajtur detyrën e ministrit të brendshëm me të gjitha vështirësitë dhe angazhimin profesional që mbart ky funksion, sidomos në këtë moment historik.

Pjese nga letra

Zoti President

Në gjithë këto vite të karrierës time si ushtarak kam shërbyer me dinjitet dhe devotshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, morale si ushtarak dhe qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Në funksionin tim politik, në fillim si këshilltar i kryeministrit dhe tashmë si zv/ ministër, gjithashtu kam zbatuar me përpikmëri detyrimet ligjore, etike, të funksionarit shtetëror dhe detyrimet e mia si qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Me devotshmëri dhe përgjegjësi ligjore e qytetare pranova propozimin e kryeministrit për të mbajtur detyrën e ministrit të brendshëm me të gjitha vështirësitë dhe angazhimin profesional që mbart ky funksion, sidomos në këtë moment historik.

Me pranimin e këtij propozimi, i cili lidhet në mënyrë të pandashme me mos ushtrimin e funksionit të ushtarakut, unë kam vendosur edhe heqjen dorë nga karriera ime ushtarake, pavarësisht nga mundësia që vendimi i Gjykatës më ka dhënë. Konsideroj se zgjidhja e ngërçit kushtetues dhe emërimi me sukses i ministrit të Brendshëm, pavarësisht emrit të përveçëm të ministrit, është një interes madhor publik që prevalon mbi interesat e mia individuale."

Me këtë përgjegjshmëri deklaroi me anë të kësaj letre se në cilësinë e gjyqëfituesit me institucionin që ju drejtoni dhe Ministrinë e Mbrojtjes, heq dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat që burojnë nga zbatimi i vendimit numër 5137, datë 7.12.2017 i Gjykatës Administrative të Apelit

Një njoftim të njtëjtë zyrtar Lleshaj i ka dërguar edhe ministrisë së Mbrojtjes, në cilësinë e palës në gjykim, që në bazë të shkronjës "b" të nenit 616 të K.Pr. C të pushojë ekzekutimin e vendimit nr 2265 datë 23.05.2017 të gjykatës Administrative të shkallës së parë Tiranë, ndryshuar me vendimin nr 5137, datë 7.12.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit.

Në intepretimin tim nuk ka pengesë ligjore për dekretimin tim nga ana Juaj, por mirëpres çfarëdolloj akti administrativ nga Juaj, apo e çdo organi përgjegjës të parashikuar nga ligji që do të qartësonte dhe do të vendoste pa asnjë keqkuptim se nuk jam më ushtarak aktiv, por i liruar nga shërbimi aktiv ushtarak me qëllim që të përmbushet funksioni i rëndësishmë kushtetues i emërimit të Ministrit të Brendshëm .

Lutem marrjen në konsideratë të kërkesës për heqjen dorë nga të drejtat që burojnë prej vendimit të sipërpërmendur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI