Flash

Unaza e Re/ Televizionet nën çizmen e Erion Veliajt

Lapsi.al 12 November 2018
Unaza e Re/ Televizionet nën çizmen e Erion Veliajt

E Diel, 4 nëntor 2018/ Banorët sërish në protestë. Policia kësaj radhe tregohet “më aktive” dhe vendos të shoqërojë disa banorë, përfshirë edhe gra, që bllokuan rrugën.Në kronikën e përgatitur në bashki Lali Eri shfaqet si mik i librit në Njësinë 8.

E Hënë, 5 nëntor 2018/ Banorët e Unazës së Re bllokojnë sërish rrugën. Veliaj rrezulton në kronikat e gatshme si njeri që interesohet për edukimin e fëmijëve dhe marrjen e tyre me sport.

E Martë, 6 nëntor 2018/ Protestuesit e Unazës së Re bllokojnë aksin rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja. Po të njëjtën ditë në kronikën e bashkisë të transmetuar gjithandej shprehja e Veliajt nga Firencia se “Tirana mund të jetë kryeqyteti europian i kulturës në vitin 2024.

E Mërkurë, 7 nëntor 2018/Banorët vijojnë protestën në rrugë, Veliaj transmeton kronikën e prezantimit të buxhetit 2019 para banorëve të zonës së Kasharit.

E Enjte, 8 nëntor/ Protesta e banorëve të Unazës së Re bën një javë javën. Kronikat e lali Erit flasin për kapacitetin e Bovillës dhe një projekt me hungarezët.

Pra sikurse shikohet, në një javë me radhë, në të gjitha ekranet, është transmetuar thjeshtë propagandë e shpifur pro kryebashkiakut, që lartëson bëmat e tij dhe as një sekondë ai nuk është përballur me problemin real që kanë qytetarët. Dhe këtu nuk është puna vetëm e makinerisë gëbelsiane të gënjeshtrave që Erion Veliaj ka ngritur në bashki. As problemi i mënyrës sesi ai e koncepton politikën, si marshim përpara përmes mashtrimit. Këtu problemi është i televizioneve të mëdha dhe lajmeve të tyre, që me kohë e kanë tradhëtuar misionin e tyre. Në vend të bëhen aleatë të qytetarëve, ato prej kohësh janë lavatriçe të pushtetarëve. Mbi të gjitha të Erion Veliajt.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI