Flash

Vrasja e Edison Harizajt/ Asnjë i dyshuar, lirohen 40 të shoqëruarit

Lapsi.al 12 November 2018
Vrasja e Edison Harizajt/ Asnjë i dyshuar, lirohen 40 të

Policia e Durrësit ende nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e vrasjes së 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj dhe të shokut të Tij, Genci Çaçi.

Më shumë se 40 persona janë shoqëruar pas atentatit të ndodhur pesë ditë më parë por më pas janë lënë të lirë, pasi policia nuk ka gjetur prova për implikimin e tyre. Pistat kryesore që po hetohen janë hakmarrja dhe eliminimi për konflikte mes grupeve kriminale.

Edison Harizaj i njohur edhe si "padrino i Vlorës" u ekzekutua me breshëri armësh mesnatën e 7 nëntorit në dalje të Durrësit pasi u ndoq nga autorët teksa udhëtonte për në Vlorë. Bashkë me 39-vjeçarin humbi jetën nga plumbat edhe shoku i tij Genci Çaci, i cili ndodhej në makinë me objektivin e atentatit.

Makina e përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet e djegur pranë varrezave të Shën Vlashit, është lënë e braktisur në trotuar pranë godinës së policisë.

Edison Harizaj është hetuar nga policia dhe Prokuroria e Vlorës për disa ngjarje të rënda në këtë qytet përfshirë edhe zhdukjen e Albano Xhaferrit në qershor të këtij viti, por pa gjetur prova për ta arrestuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI