Flash

Cili do të jetë kandidati i PD përballë Veliajt? Përgjigjet Basha...

Lapsi.al 13 November 2018
Cili do të jetë kandidati i PD përballë Veliajt?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” u pyet për kandidatin për bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Basha është shprehur i bindur se PD do të dalë fituese në këto zgjedhje.

“Ma thoni, kush do të jetë kandidati për Tiranën?”, - e pyeti gazetari Denis Dyrnjaja.

“E do me emër? E do sot ti? Sot s’ta them dot, se nuk i nxjerr nga xhepi kandidatët, siç e bën Rama. Ai do dalë dhe do përfaqësojë interesat e shqiptarëve para atyre të partisë. Kandidati i Tiranës nuk do të përfaqësojë as oligarkët, as vrasës fëmijësh në Sharrë. As njerëz që fitojnë miliona euro me tenderë fiktivë, që zhdukin vendparkimet, që 7-fishojnë taksat për biznesit, që ndërtojnë inceneratorë për të mbushur xhepat e tyre dhe të Arben Ahmetajt. Do të përfaqësojë një figurë qytetare. Zgjedhjet do t’i fitojmë”, - u shpreh më tej Basha.

Të këshilluara

Sarandë, përfshihet nga flakët një hotel

Një hotel në lagjen nr.4 të Sarandës u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Shkaqet nuk dihen ende. Zjarrfikëset bënë të munduar neut...

08:42

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI