Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Rama është i bindur: Lleshaj do dekretohet, Meta të mos bëhet viktimë e opozitës

Lapsi.al 13 November 2018
Rama është i bindur: Lleshaj do dekretohet, Meta të mos

Kryeministri Edi Rama komentoi ne emisionin 'RealPolitx' ne Report Tv mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Rama tha se shpresonte që presidenti Ilir Meta të mos ndikohej në qëndrimet e tij nga trazirat morale dhe psikologjike që po kalon opozita.

"Është një arsye që s’di si ta quaj…uroj që realisht Meta të ketë shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës morale e psikologjike e opozitës që mund të ketë influencë mbi të, për të patur një rol destruktiv. E kam thënë dhe në parlament, për sa kohë që s’kam argument për këtë, me çështjen është aktiv, s’është aktiv, e zgjidhim", tha Rama.

Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt, ndërsa shtoi se kreu i shtetit do hedhë firmën mbi propozimin e tij, pasi nuk ka arsye konkrete për ta refuzuar sërish.

"Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm. Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm", u shpreh kryeministri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI