Flash

Skriniar: "Ndonjëherë shuplakat të bëjnë mirë. Në Londër duam kualifikimin"

Lapsi.al 13 November 2018
Skriniar: "Ndonjëherë shuplakat të bëjnë

"Kundër Atalanta ishte një ditë e zezë, gjithçka shkoi ters". Por një shuplakë e tillë mund edhe të bëjë mirë". Kështu e ka komentuar mbrojtësi i Inter, Skriniar humbjen e rëndë 4-1 të zikaltërve të dielën e kaluar kundër Atalanta.

"Më vjen keq për humbjen e papritur me Atalanta, në kthim në kampionat do të jap më të mirën time për skuadrën. Po ecnim mirë në kampionat, ku jemi të tretët, Kemi bërë mirë edhe në Champions, ku mund të kalojmë në 1/8".

Menjëherë pas ndeshjes me Barcelonën i thamë njëri-tjetrit: në Londër do të ishte bukur ta mbyllnim diskutimin Champions, me një rezultat që na jep kualifikimin në 1/8 një javë përpara. Me siguri do të provojmë", u shpreh qendërmbrojtësi zikaltër. Dhe në fakt Interit i mjafton një barazim për të arritur kualifkimin në raundin e 1/8 të Champions.

Tashmë i grumbulluar me kombëtaren e Sllovakisë: "Tani jam në kombëtare dhe mendoj vetëm për të. Dorëheqja e ish-trajnerit Kozak? Ishte një zgjedhje e tij, nuk do ta komentoj më", përfundoi Skriniar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI