Flash

Top Channel merr anën e Ramës në sherrin me Metën

Lapsi.al 13 November 2018
Top Channel merr anën e Ramës në sherrin me Metën

Një tufë portalesh, që paguhen nga qeveria, po qëmtojnë argumenta se përse Presidenti e ka gabim në sherrin me kryeministrin. Pa u marrë me rastin konkret, ato nxjerrin nga arkivat precedentët e Nishanit, pamundësinë e tij për të penguar dekretimin e Xhafajt apo emërimin e një ushtaraku tjetër, si kolonel Demiraj, në krye të ministrisë së Brendshme. Në këtë garë është futur edhe një media e madhe si Top Channel, e cila ka zbuluar një tjetër kazus që i shkon për shtat kryerilindasit.

Fjala është për krahasimin mes rastit të propozimit të Vitore Tushës si kandidaturë e Metës për Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe mospranimit të tij për të dekretuar Sandër Lleshin. Top Channel, në një koment që s’ka guxuar ta bëjë as Klani, pretendon se presidenti nuk e dekreton Lleshin me pretendimin se ka një punë tjetër dhe propozon Tushën duke pasur edhe kjo po një punë tjetër. Ja se ç’thuhet në kronikën e lajmeve të së hënës:

“Vitore Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe Ilir Meta nuk i ka kërkuar asaj të dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese për t’u bërë kandidatja e tij për KLSH. Kjo duhet të ndodhë vetëm pasi dhe nëse Vitore Tusha merr miratimin e Kuvendit, sepse deri kur ajo nuk është ngarkuar zyrtarisht me një detyrë të re, s’ka asnjë mospërputhje mes detyrës që ajo kryen aktualisht dhe detyrës për të cilën është propozuar.

E njëjta gjë vlen edhe për gjeneral Sandër Lleshin, qoftë edhe sikur ai sot të ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm. Për këtë ngërç të krijuar mes Presidentit dhe Kryeministrit ka ndërhyrë edhe faktori ndërkombëtar që kërkon zgjidhje sa më parë, pasi të gjithë po e vënë theksin tek një ministri e Brendshme funksionale në luftën me krimin në këtë moment të rëndësishëm”, thuhet në komentin e TCH (shiko videon e lajmeve të Tch këtu poshtë). 

[video width="640" height="376" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/topi-gati.mp4"][/video]

Natyrisht, ndonëse nuk ka shumë lidhje në krahasimin mes emërimit të një gjenerali në një institucion të depolitizuar dhe një gjykatëseje në KLSH, kjo është një zgjedhje e redaksisë. Ashtu siç mund të qe një zgjedhje tjetër editoriali i një media që të pyesë se në çfarë republike jetojmë? Se si është e mundur që presidenti i drejtohet me shkresë ministres së Mbrojtjes dhe i përgjigjet direkt kryeministri, se Metës do t'i shkruajë Sandër Lleshi, por përgjigjen e tij e publikon Rama?

Kjo anomali do të ishte më ilustruse për të kuptuar se në ç’regjim jetojmë. Po ashtu fakti se kandidati për ministër të Brendshëm bën publik një dokument, ku edhe pretendon se nuk është më ushtarak por edhe jep dorëheqjen nga të qenit ushtarak, mund të ishte një shembull për të kuptuar se nga çfarë personazhesh qesharakë qeverisemi.

Por Top Chanel ka zgjedhur të zbulojë shembujt e tij, duke u rreshtuar në të njëjtin front me portalet e Endri Fugës. Duke ruajtur traditën më të mirë të shërbimit ndaj Rilindjes.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI