Flash

Vrasja e “Il Padrinos” së Vlorës, policia bie në gjurmë të autorit

Lapsi.al 13 November 2018
Vrasja e “Il Padrinos” së Vlorës, policia bie në

Policia dhe Prokuroria bien në gjurmë të personit që dyshohet se ekzekutoi Edison Harizajn dhe shokun e tij Genci Caci pak ditë më parë në Durrës. Sipas asaj që raporton televizioni Report Tv, hetuesit kanë dyshime se vrasja e Harizajt është kryer nga një shqiptar i cili jeton jashtë Shqipërisë. Ky person, i cili ka pasur rolin e vrasësit me pagesë dhe mendohet se ka hyrë ilegalisht në Shqipëri pak ditë para vrasjes së Harizajt.

Sipas të njëjtave burime autori i dyshuar është një person i njohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë i dënuar më parë për disa vrasje në vend dhe ishte pjesë e një bande të rrezikshme në qytetin e Vlorës. Vrasësi me pagesë mendohet se strehohej në Belgjikë dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm për të ekzekutuar Edison Harizajn. Të njëjtat burime saktësojnë se personi që dyshohet se kreu vrasjen, pavarësisht se ka qenë i arrestuar në Shqipëri, ia ka arritur të dalë nga burgjet shqiptare.

Edison Harizaj i njohur me disa nofka si “Il Padrino”, “Edisoni i 7 pallateve”, ose “Edi faqedjeguri” u ekzekutua 6 ditë më parë në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona. Fillimisht Harizaj u ndoq nga një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizajt i cili gjithashtu dyshohej si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, deri tek zhdukja e Albano Xhafferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar. 39-vjeçari njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe dyshohej si kreu i një grupi kriminal të rrezikshëm në Vlorë.

Të këshilluara

Sarandë, përfshihet nga flakët një hotel

Një hotel në lagjen nr.4 të Sarandës u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Shkaqet nuk dihen ende. Zjarrfikëset bënë të munduar neut...

08:42

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI