Flash

Braktisja e shkollës/ 7 mijë fëmijë nuk frekuentojnë mësimet

Lapsi.al 14 November 2018
Braktisja e shkollës/ 7 mijë fëmijë nuk frekuentojnë

Rreth 7000 fëmijë në të gjithë vendin nuk shkojnë në shkollë, për arsye të ndryshme, ku më kryesorja është gjendja e vështirë ekonomike që i detyron ata të braktisin shkollën dhe të punojnë. Shifra u bë e ditur në Komisioni i Medias dhe Mjeteve për Informimin Publik, nga Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimtarëve, Nevrus Kaptelli.

I ftuar për të diskutuar buxhetin e arsimit ishte edhe Kryetari i Federatës së Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë, z.Arjan Dyrmishi dhe Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimtarëve.

Një nga probleme që referuan të dy krerët e sindikatave ishte braktisja e shkollës nga një pjesë e madhe e nxënësve kryesisht në zonat rurale si dhe mungesa e investimeve në këto shkolla. Sipas tyre, buxheti i ulët, mungesa e investimit publike në arsimin dhe shpenzimet e pamjaftueshme të qeverisë, për arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, vijojnë ende të lënë pa arsimuar një pjesë jo të vogël të fëmijëve. “Nga statistikat që disponojmë, më të shumtët në numër rezultojnë fëmijët e komunitetit rone dhe egjiptianë”, u shpreh  z.Kaptelli, shkruan gazeta Shekulli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI