Flash

Dybala gjen imituesin e tij: quhet Amir dhe është 10 vjeç, por shikoni çfarë bën me topin

Lapsi.al 14 November 2018
Dybala gjen imituesin e tij: quhet Amir dhe është 10 vjeç, por

”Më ndihmoni ta gjej”. Paulo Dybala vetëm një javë më parë kishte mbetur i goditur nga një tifoz i vogël iranian e kishte kërkuar ndihmë në Instagram për ta gjetur. Normale në kohën kur sapo kishte parë një video shumë të bukur ku Dybala i vogël iranian realizonte një goditje dënimi si argjentinasi i Juventus dhe festonte më pas duke e imituar edhe me Dybala mask. Një video që të bën të kuptosh ndërkombëtarizimin e futbollit, ndoshta gjuha më universale e këtyre kohëve.

Paulo më në fund ka mundur të zbulojë identitetin e iranianit të vogël, sepse këtë javë në ndihmë i ka ardhur edhe tv iranian, që ka ndjerrë në transmetim një kronikë në një program të rëndësishëm sportiv. Majtoshi i vogël quhet Amir, është 10 vjec e natyrisht ka idhull numrin 10 të Juventus. Bashkë me familjen ai jeton në Dehdasht, një qytet më pranë Kuvajtit e Irakut se Teheranit. Amir luan futboll në një skuadër të vogël dhe është shumë i apasionuar pas Italisë. Aq sa një vit më parë, kur Suedia e eleminoi nga Botërori, një fëmijë në Dehdasht shpërtheu në lot. Vetëm se tani, ndoshta dicka e bukur e pret Dybalan e vogël...

https://www.youtube.com/watch?v=YsJle37hetI

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI