Flash

Fantastike/ Shorti e vendos përballë Paris Saint Germain... Orleans feston!

Lapsi.al 14 November 2018
Fantastike/ Shorti e vendos përballë Paris Saint Germain... Orleans
Shumë skuadra të Europës, e mbi të gjitha ato franceze, preferojnë të mos ndeshen me kampionët e Francës Paris Saint Germain në këtë moment. Skuadra e Thomas Tuchel ka fshirë rekordin e vjetër të Tottenham 1960/1961, duke fiksuar 13 fitore në po aq ndeshje të kampionatit, por ndoshta në një ndeshje direkte gjërat mund të ndryshojnë. https://www.youtube.com/watch?v=1QLO5UTfDyU Kushedi nëse kanë menduar këtë lojtarët dhe drejtuesit e Orleans, kur shorti për 1/8 e finaleve të Coupe de la Ligue i ka vendosur përballë Thiago Silva, Neymar, Cavani, Mbappé e të tjerëve... Fakt është se për skuadrën që militon në Ligue2 do të jetë një ndeshje historike, për tu luajtur në Stade de la Source (në 18 ose 19 dhjetor) ku 5849 vendet do të jenë plotësisht të mbushura. Edhe dicka tjetër, lumturia që eleminuan Reims në turnin e kaluar, me penallti, nuk krahasohet me atë të shprehur në qendrën stërvitore: thirrje, brohoritje, përqafime dhe shumë buzëqeshje në dhomat e zhveshjes...vetëm se do të luajnë kundër më të mirëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI