Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Konflikti te Unaza/ Ilir Meta: Institucionet të respektojnë të drejtat e qytetarëve

Lapsi.al 14 November 2018
Konflikti te Unaza/ Ilir Meta: Institucionet të respektojnë të

Kreu i shtetit, Ilir Meta duket se ka hyrë në 'lojë' edhe tek protesta e banorëve të 'Astirit' që po preken nga projekti i Unazës së Re. Ai ka reaguar pasditen e sotme përmes një deklarate për mediat, ku ndër të tjera thotë se institucionet duhet të respektojnë të drejtat e qytetarëve. Më poshtë deklarata e plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.

Të këshilluara

Digjen 12 hektarë pyje në Bulqizë

Rreth 12 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre është djegur në Zerqan të Bulqizës si pasojë e një zjarri. Flakët kanë prekur mbi 8 hektarë pyje me Lis e 4 hekt...

18:56

Arrestohet në Tiranë tregtari i kokainës

Një 43 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë. Operacioni i koduar "Stok" përfundoi me arrestimin e shteta...

17:59

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI