Flash

Pas arratisjes së Gruevskit, arrestohet ish-ministri i Transportit në Maqedoni

Lapsi.al 14 November 2018
Pas arratisjes së Gruevskit, arrestohet ish-ministri i Transportit në

Në Maqedoni, ish-ministri i Transportit, Mile Janakieski dhe ish-sekretari i qeverisë Kiril Bozinovski, janë arrestuar.

Ata u arrestuan mbrëmë me kërkesë të prokurorisë speciale dhe vendim të Gjykatës Penale, e më pas janë dërguar në burgun e Shutkës.

Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, jashtë vendit pas vendimit për ta çuar në burg.

Për të shmangur një largim të mundshëm të tyre, policia i ka çuar pas hekurave. Mile Janakieski dje tha se nuk e përkrah ikjen e Gruevskit.

Gruevski u arratis në Budapest dhe dje në një postim në “Facebook” shkruante se ka kërkuar azil në Hungari duke qenë i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata Penale.

Ish Ministri Maqedoni

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI