Flash

"S’jemi shpellarë, po qytetarë", përshkallëzohet protesta në Tiranë (FOTO)

Lapsi.al 14 November 2018
"S’jemi shpellarë, po qytetarë",

Banorët e zonës së njohur si ‘Astiri’ në Tiranë vijojnë protestën e tyre prej 11 ditësh. Ata kundërshtojnë shembjen e shtëpive, për shkak të projektit të Unazës së Re. Ditë pas dite protesta është përshkallëzuar. Krahas bllokimit të rrugës, banorët u kanë vënë flakën edhe gomave të makinave, si dhe kanë hedhur vazhdimisht kapsolla.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ata kërkojnë që të kompensohen për banesat e tyre, të cilat i kanë në proces legalizimi. Gjatë protestës nuk kanë munguar edhe thirrjet “nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, duke iu referuar kështu deklaratës së bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky i fundit u mundua sot të shfajësohej, duke thënë se etiketimin ‘shpellarë’ nuk e kishte për banorët që protestojnë, por për deputetët e PD-së që sipas tij po përdorin politikisht protestën. Në mbështetje të banorëve sot pasdite kishte dalë në shesh edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, sipas së cilit projekti i Unazës së Re ka 3 shkelje ligjore. Shihni më poshtë fotot e siguruara nga LSA.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI