Flash

Lajmi i bujshëm/ Gruevski përdori Shqipërinë për t'u arratisur drejt Hungarisë

Lapsi.al 15 November 2018
Lajmi i bujshëm/ Gruevski përdori Shqipërinë për
Një monitorim i sistemit Tims, për të cilin policia premtoi se do ta verifikonte, ka nxjerrë në pah faktin se ish kryeministri maqedonas, Gruevsi, është arratisur duke përdorur shtetin shqiptar për të vazhduar itinerarin Maqedoni, më pas Mal i Zi dhe në fund Hungari. Lajmi i bërë publik sot në mëngjes nga gazeta beogradese Politika, nuk u mor seriozisht, pasi përmes tij njoftohej se ish kryeministri, i shpallur në kërkim në Maqedoni, ka marrë në Tiranë linjën ajrore Malev në drejtim të Budapestit. Por nga që kjo linjë udhëtarësh nuk funksionion prej kohësh, kjo u mor si një provokim i mediave serbe. Mirëpo të dhënat e fundit të policisë tregojnë se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, për t’iu drejtuar më pas Hungarisë, ku ka kërkuar azil politik. Referuar sistemit TIMS,  gazeta “TemA", konfirmoi se “N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i perket ambasadës hungareze në Tiranë”. Lexo më tej:

Spekulimet/ “Nikolla Gruevski u arratis nëpërmjet Tiranës?”

Arratia e Gruevskit nga prangat, një paralajmërim për Shqipërinë

Autoritetet hungareze pranuan mesditën e së martës kërkesën e ish kryeministrit të Maqedonisë. Një ditë më parë ai kishte deklaruar publikisht largimin nga vendi, pasi gjykata penale e Shkupit konfirmoi dënimin me 2 vite burg për ish kreun e VMRO-DPMNE-së. Ajo që të gjithë pyesin në Maqedoni është mënyra që zgjodhi Gruevski për t'u arratisur. Spekulimet janë të shumta. Në opinionin publik maqedonas thuhet se ai përdori një pasaportë hungareze ose një pasaportë serbe për të dalë nga vendi. Të tjerë thonë se ai është larguar me një avion privat, fillimisht në Beograd për të mbërritur në Budapset. Por e para që përmendi në publik Shqipërinë, ishte gazeta serbe “Politika”. Titulli kryesor i kësaj gazete në numrin e të mërkurës ishte: “Gruevski iku nga Shqipëria”. Në shkrim thuhet se ish kryeministri maqedonas përdori një pasaportë të rreme dhe gjatë natës kaloi kufirin me Shqipërinë nga pika e kalimit kufitar dhe më pas ka udhëtuar me makinë drejt Tiranës. E përditshmja serbe bëri edhe pak ironi në fund të shkrimit, pasi theksoi se Gruevski përdori pikërisht Tiranën për t'u arratisur, e cila kishte punuar fort kundër tij për ta rrëzuar nga pushteti duke kujtuar atë që njihet si “Platforma e Tiranës”. Arratia e Gruevskit nga prangat, një paralajmërim për Shqipërinë
Por disa nga infot e saj me sa duket po rezultojë reale. Ndonëse ambasada Hungareze në Tiranë nuk pranoi t'i komentojë këto zëra dhe zyrtarët e Budapestit nënvizuan se çështja nuk qe politike por juridike, shteti maxhar implikohet rëndshëm duke ditur se tani po rezulton se ish kryeministri në arrati nuk ka kërkuar thjesht strehim politik në Hungari, por ai ka bërë një marëveshje me qeverinë e populistit Viktor Orban, përderisa atë e ka përcjellë në kufi makina me targë diplomatike CD1013A.
©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI