Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Atentati në Shkodër, policia shoqëron 20 persona. Ferracaku u qëllua nga vetëm një person

Lapsi.al 15 November 2018
Atentati në Shkodër, policia shoqëron 20 persona. Ferracaku u

Dalin detaje të reja nga vrasja mafioze e Fatos Ferracakut dhe plagosja e Fatmir Mehaj mesditën e djeshme në Shkodër. Mësohet se policia ka shoqëruar deri tani rreth 20 persona për marrjen në pyetje, mes tyre edhe dëshmitarë okularë.

Nga dëshmitë e personave në fjale dhe kqyrja e disa kamerave të sigurisë, rezulton se vetëm një person është përfshirë në vrasje, ndërsa bashkëpunëtori i dytë e ka pritur në motorin TMAX 550 kubik, ngjyrë i errët, me të cilin janë larguar nga vendngjarja dhe më pas e kanë djegur.

Autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori kanë qenë me skafanda të errëta, ku autori mësohet se është afruar pranë viktimës në një distancë më pak se 10 metra dhe ka shtënë ndaj tij.

Ai ka patur një xhaketë ngjyrë të kuqe veshur, sipas dëshmive të tregtarëve që kanë parë ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë personi që mbeti i plagosur, Fatmir Mehaj, është qëlluar pasi tentoi të ndërhynte për të ndaluar ngjarjen, thonë burime policore.

Mbetet i vështirë identifikimi sipas policisë për shkak se nga pamjet e verifikuara përmes kamerave, skafandat nuk lejojnë të dallohen fytyrat e autorëve apo ndonjë tipar dallues.

Të këshilluara

Moti për sot, vijon ulja e temperaturave

Ditën e enjte, 15 nëntor moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës përgjatë luginave dhe në zonën bregdetare. Era do të jetë me drejtim verilindje me...

08:13

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI