Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Albin Kurti: Thaçi drejt Rusisë për të kërkuar azil politik

Lapsi.al 16 November 2018
Albin Kurti: Thaçi drejt Rusisë për të kërkuar azil

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti gjatë një konference për media ka prezantuar “Alternativën e Lëvizjes me katër hapa për bisedimet me Serbinë”. Sipas tij, në hapin e parë duhet bërë shqyrtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjet e tij.

Ai ka përmendur platformën me parime për dialogun me Serbinë, si dhe ka thënë se bisedimet nuk duhet të jenë një skenar,  kurse ekipi negociator duhet të jetë me legjitimitet nga Kuvendi.

Kurti u ka bërë thirrje AAK-së dhe Nismës që mos të bëjnë pjesë në ekip negociator, në mënyrë që Presidenti Hashim Thaçi të mbetet i vetëm.

Numri një i Vetëvendosjes tha se rrugës drejt azilit politik në Rusi, do të jetë edhe Hashim Thaçi.

“Ne nuk mund ta ndalim në rrugën e tij. Por, ne mund dhe duhet ta ndalim që ai ta marrë Kosovën me vete. Kosova nuk futet dot në valixhe. Asnjëherë, të askujt. Toka jonë është e shkriftë, sepse historikisht është përplot gjak, lot e djersë të panumër brezave. Të palarat e veta në valixhen e tij, Thaçi nuk i shkëmben dot me tokë të Kosovës”.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë duke pasur për referencë takimin që Thaçi zhvilloi së fundi në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin./klankosova.tv

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI