Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Detaje/ Si u plagos pronari i lokalit në Elbasan, granata nga jashtë dhe hasmëritë...

Lapsi.al 16 November 2018
Detaje/ Si u plagos pronari i lokalit në Elbasan, granata nga jashtë

Albert Alterziu, 32-vjeçari që u plagos sot pasi iu hodh një granatë dore në lokal, ka qenë duke fjetur në një dhomë ngjitur me lokalin së bashku me nipin e tij, Ergis Cekici.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se një person ka kaluar pranë lokalit dhe ka hedhur granatën. Alterziu është në gjendje kritike për jetën i shtruar në spital, ndërsa nipi i tij nuk u plagos.

Policia ka marrë në pyetje të gjithë personat që i plagosuri ka pasur hasmëri, por deri tani nuk ka krijuar një profil të autorit të sulmit dhe motiveve të tij.

Në vitin 2000 ai është dënuar për një vrasje që ka kryer kur ka qenë në moshë minorene. Ai ka vrarë bashkëmoshatarin e tij 15-vjeçar Elton Shuli, dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg.

Për shkak të moshës së tij të mitur ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer. Në vitin 2010 është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale dhe në 2011 në drejtim të lokalit tę tij është qëlluar me armë zjarri.

Rasti i fundit është cilësuar si atentat dhe pista ku po hetohet ngjarja është ajo e hakmarrjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI