Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

FOTO/ Fshehu për 2 vjet në bagazhin e makinës vajzën e lindur jashtë martese

Lapsi.al 16 November 2018
FOTO/ Fshehu për 2 vjet në bagazhin e makinës vajzën e

Në Francë është duke u zhvilluar gjyqi ndaj Rosa Maria Da Cruz, nënë e 4 fëmijëve që pati një lidhje jashtëmartesore nga e cila lindi fëmija e katërt, një vajzë me emrin Serena. Por asnjë nga fëmijët e tjerë nuk pati mundësinë ta njihte motrën e tyre për 2 vjet.

As miqtë dhe madje as bashkëshorti i saj nuk kuptoi asgjë pasi 50-vjeçarja e mbajti të fshehtë shtatzëninë dhe më pas fëmijën. Në pjesën më të madhe të kohës Serena qëndronte në një bodrum që përdorej rrallë nga familja ndërsa kur lëvizte, nëna e fshihte në bagazhin e makinës.

Bashkëshorti, një murator i papunë tha në gjykatë se nuk kishte dyshuar kurrë te shtatzënia e gruas së tij dhe se nuk ishte në dijeni të këtij fëmije. Ai tha se në bodrum hynte shumë rrallë dhe se makinën e gruas së tij nuk e përdorte asnjëherë.

Rosa Maria Da Cruz akuzohet për keqtrajtim të të miturve dhe mund të dënohet deri në 20 vjet burg. 2-vjeçarja është mbajtur në kushte çnjerëzore dhe rrezikon që të mos ecë me këmbët e saj për shkak të qëndrimit e lidhur. Ajo u gjet nga një mekanik në bagazh në momentin që makina kishte pasur një problem. ©LAPSI.al

Rezultate imazhesh për Rosa Maria Da Cruz

Rezultate imazhesh për Rosa Maria Da Cruz

Rezultate imazhesh për Rosa Maria Da Cruz

Rezultate imazhesh për Rosa Maria Da Cruz

 

Të këshilluara

Elbasan, flakët 'pushtojnë' masivin me pisha

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje një masiv pishash në fshatin Balëz të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Aktualisht raportohet se fl...

10:03

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI