Flash

FOTO/ Turku përmbush ëndrrën, bëhet shqiptar në moshën 90-vjeçare

Lapsi.al 16 November 2018
FOTO/ Turku përmbush ëndrrën, bëhet shqiptar në

Turku me origjinë shqiptare merr pasaportën shqiptare në moshën 90-vjeçare. Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai, i cili ishte ushtarak madhor në ushtrinë e Perandorisë Osmane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishin miqësi personale.

Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë. Më pas vetëizolimi i Shqipërisë ,i bëri të pamundur komunikimet me botën e jashtme. Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish deputetit Flamur Çelaj ,nuk e harruan kurrë lidhjen familjare.

Shprehja “gjaku nuk humbet” rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve .Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të tëra deri sa u gjetën

Sipas ish-deputetit Flamur Çelaj ,pavarësisht moshës ,dëshira e 90 vjeç arit për të pasur pasaportën Shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij . Kjo u plotësua falë dekretit të për shtetësi nga Presidenti Ilir Meta. Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve, t’i jetojë si shqiptar.

Pas marrjes së pasaportës shqiptare,familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare. Tevfik është 90 vjeç dhe pasaportën e mori për atdhedashuri duke iu dhënë një leksion patriotizmi të gjithë shqiptarëve.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI