Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Granatë lokalit në Elbasan, në gjendje të rëndë pronari

Lapsi.al 16 November 2018
Granatë lokalit në Elbasan, në gjendje të rëndë

Pronari i nje lokali në Elbasan mbeti i plagosur nga shpërthimi i një granate dore që iu hodh biznesit te tij. Ai u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën dhe mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale që ka zgjatur 4 orë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen 'Partizani' dhe sipas policisë, i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Albert Alterziu, i cili ndodhej në lokalin e tij “Binjaket” në ato momente.

Informacioni paraprak

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Të këshilluara

Misteri shqiptar i zhdukjes së Gruevskit

Rruga e ndjekur nga ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski për të ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë është e paqartë. Policia shqiptare njoftoi sot z...

19:55

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI