Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ish-ministri i brendshëm: Një telefonatë i hapi rrugën Gruevskit në Shqipëri

Lapsi.al 16 November 2018
Ish-ministri i brendshëm: Një telefonatë i hapi rrugën

Policia shqiptare konfirmoi zyrtarisht se Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka kaluar përmes kufirit shqiptar të Hanit të Hotit drejt Hungarisë.

Ky fakt ka nxitur jo pak kritika sa i takon sigurisë dhe ruajtjes së integritetit territorial sepse pyetja është si ka hyrë Gruevski në vendin tonë, gjë që nuk thuhet në njoftimin e policisë.

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka reaguar ashpër lidhur me këtë çështje dhe ngre shumë dyshime për mënyrën se si arriti të kalojë i pa shqetësuar në kufi dhe për njohjet e tij në Shqipëri.

“Si mund të justifikohet Policia me deklaratën e saj të papërgjegjshme dhe aspak profesionale, që shtetasi Gruevski ka dalë nga pika doganore me makinë diplomatike dhe autoritetet doganore dhe policore nuk mund ta ndalonin??

Në cilin vend të botës ndodh kjo?! Nuk mund te justifikoheni që personi ne fjale nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi të kalojë kufirin një person që nuk ka pasaportë, pasi të gjitha dokumentet e identifikimit te kriminelit Gruevski i janë sekuestruar me kohe nga shteti maqedonas?

Gruevski duhej ndaluar, por siç duket ndonjë “telefonatë” mund t’ja ketë hapur rrugën, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste që i është hapur dhe trafikanteve te drogës dhe personave në kërkim ndërkombëtar, apo mos doni të justifikoheni se nuk kemi Ministër te Brendshëm??”, - shkruan ndër të tjera Demiraj.

Të këshilluara

Elbasan, flakët 'pushtojnë' masivin me pisha

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje një masiv pishash në fshatin Balëz të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Aktualisht raportohet se fl...

10:03

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI