Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kolegji i Apelimit pranon ankimimin e Komisionerit Publik për gjyqtarin Islamaj

Lapsi.al 16 November 2018
Kolegji i Apelimit pranon ankimimin e Komisionerit Publik për gjyqtarin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranon kërkesën për ankimi të Komisionerit Publik, Florjan Ballhysa, ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj.

Në seancën e sotme, komisioneri Ballhysa deklaroi se u qëndron deklaratave për gjyqtarin Islamaj.

Ballhysa: Të shprehet trupa gjykuese nëse jemi në kushtet për çeljen e hetimin gjyqësor.

Ndërkohë trupa gjykuese pyeti Islamaj: Jeni shprehur se keni një listë për udhëtimet jashtë shtetit. Ku është kjo listë?

Gjyqtari Islamaj: Ju kërkoj ndjesë se e kam harruar dhe mund ta gjej e ta dorëzoj. Unë i kam paraqitur provat si akte që i shërbejnë procesit. Mendoj që Komisioneri duhet të shprehet nëse e bindin ose jo provat, pastaj gjykimi të vendosë. Kolegji i Apelimit nuk ka karakterin e KPK dhe s'mund të mbledhë prova të reja. Kërkesa e Komisionerit Publik është e pabazuar në ligj.

Seanca e rradhës do të mbahet më 11 dhjetor.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI