Flash

Qeshja false e Panuçit, gjendja e Grezdës dhe dëshira për tiu përgjigjur skeptikëve...

Lapsi.al 16 November 2018
Qeshja false e Panuçit, gjendja e Grezdës dhe dëshira për

I qetë në dukje, me një të qeshur që fsheh tensionin para ndeshjes dhe elegant si gjithnjë. Kështu prezantohet tekniku i kombëtares, Christian Panucci, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Skocinë për Ligën e Kombeve. Italiani, në fakt, ka të gjithë të drejtën të jetë nervoz, duke parë gjendjen e skuadrës, të goditur nga mungesat, por edhe presionin e rezultatit që mund ti kondicionojë pankinën, pavarësisht se tekniku nuk e pranon: "Nuk e ka thënë Duka që varet nga kjo ndeshje, por ju gazetarët".

Megjithatë, kjo është një cështje që e i takon ta dijë Panucci, që nuk përdor lojëra fjalësh kur vjen puna tek situata e kuqezinjve: "Kemi bërë një ndeshje të mirë në Izrael, por kthyem me 0 pikë. Unë po qesh, pro brenda meje jam zjarr, sepse nuk më pëlqen të humbas. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën".

Në fakt rezultatet e penalizojnë teknikun, që iluzionoi me fitoren në shtëpi kundër Izraelit, por dështoi në dy ndeshje fondamentale në Hampden Park dhe kthimin në Izrael. Sikur të jetë sindromë transferte, të paktën për sfidën e Shkodrës Panucci do të ishte euforik, por mungesat për shkak të dëmtimeve të shumta dhe skualifikimet e rëndësishme e kanë bërë koshient italianin, të pranojë se ka gjëra që nuk shkojnë. "Situata nuk është e mirë, dhe djemtë e dinë që ka pasur shumë ndryshime. Duhet të ketë shumë vëmendje në ndeshjen që vjen. Në Izrael për 90 minuta kemi bërë lojë me cilësi, por nuk arritëm ta dërgonim topin në rrjetë. Edhe duhet të mos harrojmë që goli i parë me Skocinë është pozicion jashtë loje, përveçse është autogol. Ekipi nuk ka pësuar gol në asnjë aksion loje normal deri tani" analizoi tekniku.

Në fakt, ndoshta nuk i kujtohet mirë Panucci, por në Skoci golin e parë e morëm në një aksion loje, të finalizuar nga Naismith, ndërsa edhe në Izrael golin e parë e pësuam nga topi i gjatë i portierit Harush, në një përgjumje totale të mbrojtjes kuqezi.

Lajmin e mirë, të paktën moralisht është se Eros Grezda, ndonëse i diferencuar në tre ditët e grumbullimit do të jetë në fushë nga minuta e parë. Sulmuesi që vjen i freskët nga dy golat e parë pikërisht në Skoci me fanellën e Rangers, është arma plus për Panuccin. "Grezda është stërvitur gjithë javën, dje ka kërkuar të luajë. Ndoji mendoj se ka ende disa probleme" përfundoi italiani, që nuk ka zbuluar asgjë nga formacioni, madje as atë që duket e sigurtë, aktivizimi i Bekim Balajt nga minuta e parë: "Do e shohim nesër, por nëse e vendos marrjen pjesë, tifozeria shkodrane, atëherë do të jetë shumë mirë.."

Të këshilluara

Video/ Belgjika më në fund në avantazh

Ka rezultuar më e fortë se pritej rezistenca e Islandës së eleminuar në Ligën e Kombeve, përballë Belgjikës kryesuese. Djajtë e Kuq kanë shënuar më në fund goli...

22:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI