Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sot ra bora e parë, sinoptikanët thonë se javën tjetër...

Lapsi.al 16 November 2018
Sot ra bora e parë, sinoptikanët thonë se javën

Mëngjesin e sotëm reshjet e para të dëborës zbardhën fshatin turistik Dardhë në Korçë.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për News 24 meteorologia Lajda Porja e "Meteoalb" u shpreh se reshje bore do të ketë edhe të martën në Juglindje të vendit. Ndërsa në zonat e tjera do të ketë reshje shiu. Porja theksoi se muaji nëntor do të mbyllet i paqëndrueshëm.

“Në pjesën e dytë të javës dhe në fund të muajit kemi rritje temperaturash dhe shira. Me shira më të dendur parashikohet dita e martë. Zonat jugore priten të kenë shira më të dendur. Ditët e tjera do të kemi shira me intensitet të ulët. Ndërsa në zonat juglindore do të ketë reshje bore. Parashikohet që pas datës 25 do të kemi një rritje të intensitetit të reshjeve. Muaji nëntor do të mbyllet i paqëndrueshëm”, - u shpreh ajo.

Të këshilluara

Elbasan, flakët 'pushtojnë' masivin me pisha

Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje një masiv pishash në fshatin Balëz të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Aktualisht raportohet se fl...

10:03

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI