Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

(VIDEO) Myftiu i Shkodrës: Krimi po mban peng qytetin

Lapsi.al 16 November 2018
(VIDEO) Myftiu i Shkodrës: Krimi po mban peng qytetin

Nga fjala e tij në inaugurimin e xhamisë tek Ura e Vjetër e Bunës, Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, u ndal tek krimi që ka goditur Shkodrën këtë periudhë.

Ai tha se krimi, fajdet dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen e qytetit. Sipas myftiut, kjo nuk është rruga që i shërben vendit.

Fjala e plotë: 

Një thirrje të ngjashme bëri dy muaj më parë edhe meshtari i Shkodrës, Dom Artur Jaku. Duke iu drejtuar kriminelëve, Jaku tha se ata mund t’i shpëtojnë policisë, mund t’i shpëtojnë drejtësisë por nuk kanë për t’i shpëtuar një gjykimi më të madh, atij të Zotit, i cili nuk fal marrjen e një jete.

"Sot nuk e kam një apel për qeverinë sepse ajo do të gjykohet ditën e zgjedhjeve, por e kam për ata që vrasin, marrin një jetë. Mos harroni ju mund t’i shpëtoni policisë, drejtësisë, mund të jeni të lirë pas një krimi, por mos harroni se ka një Zot që nuk fal marrjen e një jete”,- u shpreh ai.

Në 5 muajt e fundit, në Shkodër janë shënuar 7 vrasje, 6 prej të cilave të tipit mafioz, autorët e të cilave nuk dihen. Dy persona rezultojnë ende të zhdukur prej muajsh në rrethana misterioze për të cilët mendohet më e keqja.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI