Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Aksident i rëndë në Lezhë, vdes një person, plagoset një tjetër (FOTO)

Lapsi.al 17 November 2018
Aksident i rëndë në Lezhë, vdes një person, plagoset

Një çift bashkëshortësh janë përfshirë në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin Laç – Milot paraditen e sotme.

Viktima është Zenel Hysa 52 vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e tij. Kjo e fundit është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se çifti po udhëtonte me motor dhe u përplasën me një kamion trailer.

Shkaqet janë të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Grupi hetimor është duket punuar për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:

Sot, rreth orës 10:37, në rrugën dytësore Laç – Milot, një mjet kamion me drejtues shtetasin A.Ll.40 vjeç, banues në Laç, ka aksidentuar mjetin ciklomotorr me drejtues shtetasin Z.H. 52 vjeç, banues në Milot.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i cikolomotorrit, si dhe është lënduar bashkëshortja e tij shtetasia Sh.H. pasagjerere në ciklomotorr e cila është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të këshilluara

Italia dëbon shqiptarin e lidhur me ISIS

Një emigrant shqiptar nga Kosova, 23 vjeç është dëbuar nga territori italian për motive sigurie. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka firmosur dekretin e d...

10:04

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI