Flash

Për sa shiten opozitarët Ramës?

Lapsi.al 17 November 2018
Për sa shiten opozitarët Ramës?

Menaxhimi i padinjitetshëm që Ilir Meta i bëri “krisjes” institucionale për çështjen Lleshi ka hedhur edhe njëherë hije të forta dyshimi për parimësinë e qëndrimeve të kundërshtarëve të Edi Ramës.  Ashtu sikurse Lapsi.al e ka analizuar (shiko linkun poshtë), sot kur vendi është ribërë me ministër të brendëshëm, gjithëkush e ka të vështirë të kuptojë se përse, kur nevojitej një interpretim aq i thjeshtë kushtetues, u kërkuan senaca me dyer të mbyllura të parlamentit dhe u lëshuan britma qeshrake se po rilindte Enveri NR 2.

Dyshimet për lojën që Meta bëri me Lleshin

E gjithë kjo fryrje e paskrupullt të bën të besosh në fabulën e ngritjes të tensionit për të fituar sa më shumë në pazarin e radhës me Edi Ramën.

Në thelb kjo që bëri tani, Ilir Meta, është e ngjashme me fabulën e Lulzim Bashës në çadër. Edhe ai u ngujua për tre muaj në bulevard, u betua se nuk do të hynte me Ramën kryeministër në zgjedhje dhe pastaj shkoi e u ul në tryezë me të për të marrë vetëm disa javë kontrollin e drejtorive të OSSHE dhe Legalizimeve.

Të gjitha këto kompromise të neveritshme po e forcojnë përditë e më shumë dyshimin e njerzve se nuk ka asnjë ndryshim mes regjimit kleptokrat të Edi Ramës dhe opozitës zyrtare.

Askush nuk mund ta kuptojë dot se si mund të fshihen përbetimet për bllokimin e rrugës së kombit, në këmbim të një qeraje më të ulët për zyra.

Askush nuk mund ta kuptojë dot shkeljen e syrit që u bëhet oligarkëve që ndajnë paratë me shefin e qeverisë duke u çuar mesazhe: “Do ju biem nga pak se kështu na e do puna”.

Askush nuk mund të kuptojë dot se si ndodh që ata që kanë vjedhur dje në bashkëpunim me Berishën, sot po e bëjnë pa u hyrë gjemb në këmbë me Edi Ramën.

Pikërisht kjo ballo me maska ku të gjithë luajnë me sikur, po i bind edhe më spektikët, se edhe bombat e përgjimeve që opozita parajajmëron të shpërthjejë (nga ato për dëshmi të reja të vjedhjes së votës deri tek implikimi i familjarëve të kryeministrit me trafikantë) nuk kanë asnjë qëllim tjetër veçse rrëmbimin e një llokme nga pazaret miliardshe të Ramës, ose në rastin më fatlum, ndarjen e pushtetit në tavolinë me të.

Natyrisht nuk ka dyshim se këto fakte alarmante pompohen dhe stërmadhohen edhe nga propaganda e pushtetit. Qeverisjes totalisht të diskredituar të rilindjes, tashmë, nuk i ka mbetur as tjetër nën mëngë veç se të rrëfejë se rivalët e saj janë po aq keq sa dhe ajo.

Pra në këtë tablo ku të vërtetat më të frikshme mpleksen me gënjeshtrat më monstruoze, kundërshtarët e Ramës po njollosen përditë e më shumë.

Ata tashmë, më tepër se nga ç’do gjë, rrezikohehen nga fallciteti i një opozite fasadë. Dhe një opozitë e tillë, që mendon veçse për përfitimet e liderëve të saj, as nuk ngjall besim, as nuk motivon dot njerëz, as nuk ka fuqi të krisë sadopak këtë pushtet të korruptuar.

Prandaj më shumë sesa misioni denoncues të cilin e ka realizuar me sukses (me kanabisin, dekriminalizimin, hajdutërinë e kocesioneve, PPP-ve dhe grabitjen e votive) koalicioni PD-LSI duhet të investohet në kredibilitetin e vet.

Ata nuk e kanë më luksin të luajnë duke e mbajtur një këmbë brenda sistemit. Ata duhet të vetsakrifikohen duke hedhur tej çdo ofiq dhe duke dëshmuar se nuk e kanë të pamundur të ribëhen qytetarë të thjeshtë.

Vetëm ky proces i vështirë privimi personal mund të ndryshojë kurbën e besimit tek opozita. Sepse përndryshe, sa herë Ilir Meta të lëshojë alarmin e ringjalljes së Enverit, apo Luli të bëjë sikur po bojkoton parlamentiin, njerzit do të tallen dhe do të thonë me përçmim: “e kanë hallin të lëpijnë kockën e rradhës”.    

©Lapsi.al

Të këshilluara

Parisi, njohja e dinjitetit të Kosovës

Një rrëfim i pasigurisë politike po e bën Kosovën të damkosur dhe të papërgjegjshme. Kjo gjuhë po e bën popullatën më të pjekur politikisht sesa elita e saj pol...

19:49

Sandër Lleshi si një PPP banale

Pavarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo ...

16:53

Edhe "Shqiponja" nën këmbët e Edi Ramës

Heqja e Shqiponjës natën, në fshehtësi, fotografimi i rrëzimit të saj për ta përdorur për gallatë në rrjetet sociale, vetëm sa tregon se autorët vërtetë kanë pu...

17:05

Zgjedhjet amerikane/ Rrënjosja e trampizmit

Demokracia “vdes në errësirë”. Kjo është deviza që gazeta Washington Post mbant të shkruar poshtë titullit të saj, që nga koha kur Donalld Trump u zgjodh presid...

14:14

Dashnorët e rremë të Kushtetutës

Nuk ka dyshim se Ilir Meta ka marrë jo vetëm një vendim të pa precedent, por edhe shumë të debatueshëm, duke vendosur të mos i dekretojë Ramës kandidaturën për ...

13:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI