Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Italia dëbon shqiptarin e lidhur me ISIS

Lapsi.al 17 November 2018
Italia dëbon shqiptarin e lidhur me ISIS

Një emigrant shqiptar nga Kosova, 23 vjeç është dëbuar nga territori italian për motive sigurie.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka firmosur dekretin e dëbimit të tij i konsideruar si person i rrezikshëm për sigurinë e vendit e i lidhur me ambientet ekstremiste eslamike.

Më vitin 2015, 23 vjeçari shqiptar ishte dëbuar nga Italia po për motive sigurie e për aktivitet propagandistik në internet në favor të shtetit islamik në nxitje të xhihadit.

Shërbimet e inteligjencës italiane kishin vërtetuar dhe lidhjet e tij virtuale me elementë të grupeve terroriste në Siri.

Me gjithë urdhërin e dëbimit për të paktën 10 vite, 23 vjeçari kosovar kishte hyrë në territorin italian më 2 nëntor të 2018.

Ai u identifikua në qytetin e Milanos e u vu në pranga për shkelje të urdhërit të dëbimit.

Pak orë më parë u riatdhesua në Kosovë.

Prej 2015 ka shkuar në 349 numri i personave të dëbuar nga Italia e 112 prej tyre janë dëbuar përgjatë vitit 2018

Të këshilluara

Rama tregon herën e parë kur luajti bixhoz

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer si asnjëherë më parë eksperiencën e tij të parë me bixhozin. Ishte pyetja e moderatores Ola Bruko në emisionin “Shqiptarët për ...

22:03

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI