Flash

Kombëtarja, Panucci: Besoj te kjo skuadër, humbja përgjegjësi e imja

Lapsi.al 17 November 2018
Kombëtarja, Panucci: Besoj te kjo skuadër, humbja

Një humbje tepër e hidhur e Shqipërisë 4-0 përballë Skocisë. Një humbje që duket se "i ka prerë krahët" trajnerit Christian Panucci, që gjithsesi nuk mendon për dorëheqjen. Gjatë një për “Supersport” pas ndeshjes në "Loro Boriçi" tekniku italian ka marrë përsipër përgjegjësitë e kësaj disfate.

"Kemi bërë gjithçka keq. Pësuam në goditjen e parë. Na eci shumë ters. Më pas i kuqi i Mavrajt, loja doli jashtë kontrollit. Pësuam golin e dytë në fund të pjesës së parë, aty mbaroi ndeshja. Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Fajim im komplet, djemtë nuk kanë faj", u shpreh trajneri kuqezi.

Pavarësisht humbjes dërrmuese, Panucci thekson se beson shumë te kjo skuadër, ndërsa shtoi se do të mundohen t'i bëjnë gjërat më mirë. "Kjo ndeshje doli jashtë kontrollit, por ky ekip ka kualitete.Nuk ndihem aspak  i tradhtuar, absolutisht. Çdo gjë është gabimi im. Zgjedhjet e mia janë të gabuara, sollën këtë humbje. Nuk fajësoj askënd".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI